Flash News

KRYESORE

"Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë- Serbi, Shqipëria mbetet jashtë BE", Fuga: Duhet vullnet politik!

"Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë- Serbi, Shqipëria

Akademiku Artan Fuga i është bashkuar reagimeve për marrëveshjen ekonomike të firmosur midis Kosovës dhe Serbisë, në SHBA. Për Fugën, një njohje reciproke Kosovë – Serbi ka më tepër rëndësi sesa pakti i sotëm ekonomik mes dy vendeve.

Akademiku vlerëson se, është pikërisht kjo çështje ajo e cila i vështirëson, deri në gati-gati i pamundëson, Ballkanit Perëndimor integrimin në BE.

Madje sipas Fugës, kjo është një arsye më tepër edhe pse Shqipëria po mbetet jashtë BE.

Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë – Serbi, Ballkani Perëndimor e ka shumë të vështirë të integrohet në Bashkimin Evropian, ose të pamundur!

Madje nuk kuptoj se përse vetëm me Serbinë, kur Kosova i ka llogaritë me ish Jugosllavinë!

Për të njejtën arësye edhe Shqipëria mbetet jashtë, e cila veç të tjerash ka shumë shumë shumë për të bërë që të afrohet te minimumi i standarteve evropiane!

Por që të ndodhi kjo duhet vullnet politik që i tejkalon kosovarët dhe serbët!”, shkruan Artan Fuga.

Të fundit