Flash News

KRYESORE

Nëse Saimir Tahiri 'zhvishet' nga mandati parlamentar, ja kush ia zë vendin

Nëse Saimir Tahiri 'zhvishet' nga mandati parlamentar, ja kush ia

Nëse Komisioni i Mandateve vendos nesër që t'i propozojë Kuvendit heqjen e imunitetit për Saimir Tahirin, dhe deputetët e miratojnë këtë kërkesë në seancë plenare, kush ia zë vendin deputetit të Tiranës?

Radhën në listën e Partisë Socialiste për Tiranën e ka Spartak Braho, i cili renditet i 19-ti në atë listë. Në zgjedhjet e vitit 2013, Spartak Braho ka qenë i 11-ti në listën e PS për Tiranën, edhe pse pas zgjedhjeve paraqitej dhe vepronte si deputet dhe eksponent i LSI.

Nëse futet në parlament kësaj radhe, mbetet për t'u parë se çfarë pozicioni do të mbrojë Braho, atë të PS apo LSi, duke qenë se marrdhëniet mes dy forcave, dikur aleate, kanë ndryshuar katërcipërisht.

Të fundit