Flash News

KRYESORE

“Nëse shkarkoni Metën, ju them se nuk keni parë asgjë akoma”

“Nëse shkarkoni Metën, ju them se nuk keni parë asgjë

Deputetja Elda Hoti, që u bë pjesë e parlamentit pas djegies së mandateve nga LSI-ja në Shkurt, ka mbrojtur presidentin Ilir Meta para procesit të votimit për ngritjen e komisionit hetimor. Nga foltorja e parlamentit, Hoti theksoi se ‘aventurat diktatoriale’, duke iu referuar Partisë Socialiste, janë të destinuara të dështojnë dhe se nëse shkarkohet kreu i shtetit, ata nuk kane pare gje akoma.

“Kur pranova mandatin e deputetes dyshova nëse po bëja atë që duhej. Mbështesja çdo nismë të LSI, përveç djegies së mandateve. Ju kurrë nuk do ta shkarkoni presidentin, aventurat diktatoriale janë të destinuara të dështojnë. Do të jem kundërshtare për të rrëzuar rezistencën e fundit të demokracisë. Nëse do të provoni të shkarkoni kreun e shtetit, po ju them se ju nuk keni parë asgjë akoma”, u shpreh Hoti.

Kërkesa për ngrijen e një komisioni hetimor ndaj presidentit u mbështet nga 101 deputëtë, ndërkohë që 6 votuan kundër dhe tre abstenuan.

Të fundit