Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nëse do të ishe gazetar, çfarë titulli do t'i vije vitit 2017? Klikoni për të parë zgjedhjet e 9 profesionistëve të medias
Politiko u ka kërkuar 9 gazetarëve shqiptarë që ta përmbledhin me një titull vitin që shkoi. Gjeni nëse titujt e tyre përputhen me përshtypjet që keni krijuar ju vetë për vitin 2017.
Politiko.al
Artur Zheji/ 360gradë.al
Ankthet e vitit 2018
Viti 2017 po mbyllet me bilance kontradiktore, një qeveri e fortë në numura dhe me një mbështetje ndërkombëtare të pacënuar, qoftë në Bruksel apo Washington.Një popull i hutuar dhe pa trend protestues, por që bën shpejt e shpejt një zgjidhje bypass, merr pasaportën në xhep dhe ikën nga sytë këmbët për një jetë më të mirë.3 klasa kryesore përbëjnë thelbin e jetës sociale.Sepse kapitalizmi shqiptar është i egër dhe primitive, po ashtu si edhe ishte socializmi hoxhist, zymtak, dështak dhe pordhëshumë. Klasa më e gjerë: Të Shumtët, skllevërit modernë të rrobaqepsive dhe këpucarive, gërmuesit e minierave, të shfrytëzuarit e puseve të naftës, punëtorët e ndërtimit, fshatarë të robtuar që përmbyten sot dhe harrohen nesër, kamerierët dhe shërbyesit e panumërt… Klasa e dytë, bandat, trafikantët e çdo gjëje që shitet e blihet, mish i bardhë femrash, drogë, plaçkë e mall, plehra organike apo toksike… Klasa e tretë, por që në të vërtetë rri mbi të gjithë të tjerët, Oligarkia politike, që merr përsipër në mënyrë të rreme zgjidhjen e halleve dhe administrimin e burimeve ekonomike, njerëzore dhe infrastrukturore të të gjithë shqiptarëve…

Skënder Minxhozi/ Javanews.al
Viti i Çadrës
Çadra është metafora kryesore e vitit që po mbyllet. Është edhe forca kryesore shtytëse e kalendarit politik që mori formë me kalimin e muajve. Në pak metra katrorë, në një trekëndësh virtual mes Çadrës dhe zyrës së Kryeministrit e kreut të Kuvendit, u "distiluan" simbolikisht ndarja, dilemat, shpresat dhe zhgënjimet e një shoqërie të tërë. Çadra i tregoi opozitës sesa peshë ka në elektoratin e sotëm, ajo shtyu Metën të pranojë mandatin presidencial dhe e futi atë në ngasje të fortë për të ikur ngë qeveria. Çadra i tregoi edhe Ramës sesa ishte në gjendje të përballonte zgjedhjet e ardhshme dhe i "mësoi" atij të gjente çastin magjik për t'i shtrirë dorën Bashës. Ky vit, më saktë ngjarjet që e mbushën atë, janë pjellë e Çadrës, produkt dhe pasojë e saj.

Mirela Milori/ ABC News
I miri , I keqi, I shëmtuari
2017 ishte viti ku, pak a shumë, u vërtit trekendëshi i mësipërm, vetëm me një ndryshim: personazhet shpesh herë ndërruan rolet, herë I miri na dilte I keq deri në fund, herë I shëmtuari bëhej I mirë, e herë I keqi se ç'merrte një tis mirësie. Përpjekja e të gjithëve në politikën aktuale është që të mos jenë pjesë e lojës me “të mirë, të këqinj e të shëmtuar”. Por, duket se procesi ka nisur; efikasiteti i tij duket se do të jetë çështje kohe, konjukture dhe njerëzish që do të “sakrifikohen” politikisht, për të shpëtuar ata që janë më lart në hierarki. Kush dhe si do të dalë pa lagur nga Vettingu e reforma në drejtësi? Me këtë pyetje e mbyllim vitin 2017. Përgjigjen do t’a mësojmë gjatë vitit 2018; të vërtetën… mbase asnjëherë..!

Lut Dervishi/ TVSH
Viti i dy çadrave dhe disa zgjedhjeve
2017 nisi me ngritjen Çadrës nga opozita në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', përballë zyrës së Kryeministrit dhe u “mbyll’ me çadrën para fytyrës së Prokurores së Përkohshme të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë, në një atmosferë të flakëruar dhe të mjegulluar me flakadanë!
Mes “dy çadrave” në Shqipëri u zhvilluan disa zgjedhje!
Zgjedhja e Presidentit.
Zgjedhjet Parlamentare.
Zgjedhja e kryetarit të PD.
Zgjedhja e kryetares së LSI.
Zgjedhja Avokates se Popullit.

Vladimir Karaj/ BIRN
As ky nuk ishte viti që prisnim
Duhet të jesh rrenacak që të mos pranosh se në fund të një viti, shpreson që tjetri të ketë një mrekulli. Shqipëria (shqiptarët) po prisnin me gjasë një vit me zgjedhje më të mira, që si patën, një vit me më pak politikë konfliktuale, por që dukshëm mbeti njësoj harbute, e pacipë dhe e dhunshme. Do kishte qenë viti i reformës në drejtësi, por që u zvarrit aq shumë saqë po ja lëmë 'me kismet' vitit tjetër. Emocione, nga të mirat, pati më pak se i kaluari, që pati një Europian dhe një gol. Gjithë çfarë i mbetet qe ajo marrëveshje me përdhunë e majit, mes opozitës dhe qeverisë, e cila siç u bë, duket se edhe u zhbë.

Klodiana Lala/ News 24
2017, viti i trishtë
Vitin që po lamë pas, do ta kujtoj për fat të keq si vitin gjatë të cilit një gjykatëse u ekzekutua ditën për diell në mes të kryeqytetit nga ish-bashkëshorti i dhunshëm, gruas që u tradhtua nga vetë sistemi i drejtesisë, pjesë e së cilit ishte. Si vitin që u celën hetime për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas dyshimeve për përfshirje në grupin kriminal 'Habilaj"; që nxori ne arrati tre ish-zyrtarë te lartë policie. Si vitin që solli pa konsensus një kryeprokurore të re, që një zot e di cdo bëjë në krye të institucionit qëndror të Akuzës. E quaj vit të trishtë se nuk u godit asnjë nga 'peshqit e mëdhenj' e nuk preu kokat e të korruptuarve në sistemin e drejtësisë. Do ta kujtoj si vitin që coi prapa hekurave të pamundurit që nuk paguanin dot drita apo punonin si mëditës në kapanonet e hashashit. Uroj që 2018 të jetë një vit më i mirë për gjithë shqiptarët!

Luljeta Progni/ MAPO
Te mundur nga "shumica
Ikja vazhdoi edhe kete vit. Të mundurit nuk janë pak, janë të gjithë ata që aspirojnë të arsimohen, punojnë e jetojnë në një Shqipëri me mundësi të barabarta, pavarësisht se për cilën parti votojnë. Janë ata që zhgënjehen çdo ditë nga situata e pashpresë, mungesa e përfaqësimit në vendimarrje, vështirësitë ekonomike dhe padrejtësitë. Janë ata që edhe pse e duan Shqipërinë më shumë se ata që po e zhvatin nëpërmjet korrupsionit dhe keqqeverisjes, duan të ikin sa më larg kësaj “shumice”, larg këtij sistemi që promovon antivlerat dhe mbyll të gjitha dyert për të aftët.

Vincent Triest/ ABC News
Integrimi ne Bashkimin Europian “pa viza”
Në kohen kure në vendet antarë të Bashkimit Eurioian flitet për masa ndeshkuese për Shqipërine per shkak të shkeljet të shumta me migracionin dhe fenomeni i krimit të organizuar shqiptar, në Tiranë perseritet mesazhi që Shqipëria është me pranë se kurë të inegrohet në BE. 2017 do mbahet mend se si u demtua imazhi i Shqipërise në kryeqytete të Europës nga disa politikan të papergjeshem dhe individe që zgjodhen parate të shpejta mbi të mirën e Shqipërisë. Ka vetem një rruge serioze për integrimin, dhe kjo është lufta me korrupsionin, krimin te organizuar, ngritja e nje administrate te jo-politizuar dhe nisja e punes të institucionet të vetting-ut.

Leonard Boduri/ DiskoLajme-News24
Timoni është i imi penalltinë e gjuaj vetë
I dashur babagjysh! Të falënderoj shumë për dhuratat e vitit 2017, sidomos që m’i hoqe qafe LSI-në dhe PDIU-në (demek aleanca me tre bashkëkryetarë) që donin të fusnin duart te lodrat e mia, te timoni im i dashur. Të poshtrit! E luanin rrugës timonin sa andej këtej dhe donin të më hidhnin në greminë.
Që të jem plotësisht i sinqertë, ma prishe pak qejfin me atë çadrën për muaj me radhë para zyrës sime, e cila me siguri u ngrit për të minuar vetingun dhe reformën në drejtësi. Ama edhe ne nuk ia lamë mangut, lëshova Lali Erin për të ngritur çadrat e shoqërisë sonë civile të pavarur.
Më në fund, falë këmbënguljes sime romantike u takova me Lulin. Djalë i mirë pa shumë pretendime. Ia lashë një xhiro timonin për ca ditë dhe atij nga kënaqësia e madhe i ngriu timoni në mes të korrikut.
Në korrik i dhashë një timon lodre (Presidencën) edhe LSI-së, se nuk u bë qameti!
Ëndrra u bë realitet. Më në fund në timonin e vërtetë, kryelartë, isha vetëm unë. Për Shqipërinë që më duhej! Koncesione, tendera, (në shërbim të popullit e kam fjalën) të gjitha në dorën time!
Papritur, si për dreq, marr vesh se kampioni im (Saja) nuk ishte veç një dru i shtrembët që ishte futur në rrotat e makinës sime për të penguar drejtimin e duhur.
Prit një sekondë, se u ngatërrova pak: ky druri i shtrembët u drejtua prapë se ashtu doli një muhabet rrugës…Nejse!
Ore, si mund ta lija unë ish-kampionin tim në dorë të drejtësisë së korruptuar dhe sidomos të pavetuar. Nuk e mbrojta kampionin, por gjykatës nuk ia dorëzoja dot. Saja vetëm sa kishte lyer pak rrotat e makinës, timonin nuk e kishte prekur fare.
Mirëpo u tërbova fare kur mora vesh se kampioni im (që kishte shkatërruar 99.8 përqind të kanabisit) më kishte mbajtur një të fshehtë të tmerrshme: pa pikë turpi kishte marrë, jo një po dy patenta skafi. Vija e kuqe ishte shkelur!
Më thuaj, i dashur babagjysh, a durohet kjo? Unë pa patentë fare, as biçikletës nuk di t’i jap mirë, dhe ky shkon e bën një karshillëk të tillë! Pasi shkatërronte mijëra hektarë të mbjella me kanabis, ashtu i rraskapitur, pas pune shkonte dhe bënte xhiro me avionët sportivë. E padurueshme! E gjithë kjo pas shpinës sime: që unë vdes për të (Unë e dua Sajmirin!). VEMJA!!!
E lamë te vetingu më duket. Ah, po, Lali Eri, kampioni rezervë, nuk i solli ata të çadrës sonë të vetingut. Prit sa t’ia rregulloj qejfin edhe atij se po del në kazanin mediatik më shumë se unë. Ke për ta parë që gozhda e tij herët a vonë do të ngecet në Sharrë. Është vetëm faji i tij që u bllokua vetingu! Unë jam gjithmonë i pafajshëm! Po nuk më besove shko pyet ambasadorët.
Më thuaj, çfarë duhet të bëja ta lija vendin pa prokuror?! Do pyesësh ti i habitur: prokuror pa veting?!
U mora vesh me LU-në. Ky LU e ka emrin, po nuk e LU fare timonin. Qershia mbi tortë ishte vota ime kundër Trumpit (jo kundër SHBA-së), kurse ky e ka mendjen te grepat e peshkimit. Me siguri nuk do bëhet peshkatar, po ka akoma mundësi të bëhet astronaut.
Timoni është vetëm i imi dhe penalltinë e drejtësisë do ta gjuaj vetë.
I dashur babagjysh, për vitin 2018 dua vetëm një dhuratë: PATENTËN!

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38