Flash News

KRYESORE

‘Nëse thua se do qendrosh 2 javë, nuk mund të qendrosh 6 muaj’, Ambasada e ShBA-ve shpjegon rregullat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë me anë të një postimi në facebook, se nuk duhet t’i tejkalojnë afatet e vizës nëse do të udhëtojnë drejt ShBA-ve.

Sipas Ambasadës, nëse i thua oficerit konsullor që do të qëndrosh dy javë në ShBA, nuk mund të qëndrosh gjashtë muaj apo më shumë se aq sa ç’ke deklaruar. Ambasada shpjegon në postimin e saj se oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni ndaj dhe porosit që të siguroheni që të mos e tejkaloni.

“Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni!”, shkruan Ambasada e ShBA-ve.

Të fundit