Flash News

KRYESORE

Nesër disa zona të Tiranës pa energji, të prekur edhe banorët e Unazës së Re

Nesër disa zona të Tiranës pa energji, të prekur edhe

Ditën e nesërme do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike qindra familje në Tiranë. OSHEE ka njoftuar se nga ora 04:00-06:00 do të mbeten pa drita pjesërisht Unaza e re, pjesërisht Fusha e Aviacionit dhe krahu i djathtë te Dogana.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin e Selitës.

OSHEE bën me dije se nga ora 04:00-06:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona në Tiranë: pjesërisht Unaza e re, pjesërisht Fusha e Aviacionit dhe krahu i djathtë te Dogana”, sqaron OSHEE.

Të fundit