Flash News

KRYESORE

Nesër dita pa makina në Tiranë, 4 segmentet ku do të ndalohet qarkullimi

Nesër dita pa makina në Tiranë, 4 segmentet ku do të

Dita pa makina do të zhvillohet edhe këtë vit nga Bashkia e Tiranës më 22 shtator. Kjo ditë sensibilizon qytetarët që të mos i përdorin makinat e tyre të paktën për një ditë.

Pavarsisht sensibilizimit për më pak ndotje të atmosferës nga makinat, duket sikur bashkisë nuk i intereson trafiku që krijohet prej “ditës pa makina”.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

“Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;

Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;

Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;

Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Të fundit