Flash News

KRYESORE

"Nesër do të jepet provimi i parë i Maturës Shtetërore", Shahini: Ju urojë suksese, mirënjohje për mësuesit dhe prindërit

"Nesër do të jepet provimi i parë i Maturës

Me përmbylljen me vështirësi të këtij viti shkollor, për shkak të gjendjes së emergjencës shëndetësore prej pandemisë së COVID-19, maturantët pritet të japin provimet e fundvitit.

Provimi i tyre i parë do të jetë ditën e nesërme. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh mirënjohje të veçantë për ta dhe uruar suksese të mëtejshme në provime.

Një mirënjohje të veçantë, Shahini ua ka drejtuar edhe mësuesve të cilët me përkushtimin e tyre arritën të mbyllin me sukses, në kushte të jashtëzakonshme, këtë vit shkollor.

Kujtojmë se, pas provimit të gjuhes shqipe dhe letërsisë që do të zhvillohet nesër, maturantët do të zhvillojnë edhe provimin e matematikës në 15 qershor, ndërsa të lëndëve ne zgjedhje- 3 ditë më pas- në 18 qershor.

Postimi i plotë i Shahinit:

Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.

Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! 🙏

Tashmë jemi në atë "fazën finale të maratonës" për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.

#MaturaShtetërore2020

Të fundit