Flash News

KRYESORE

Nesër fillon Ramazani, në Londër iftar ‘online’ për të ruajtur traditën islame

Nesër fillon Ramazani, në Londër iftar ‘online’

Nesër fillon muaji më i shenjtë në kalendarin islam, ramazani. Por masat e marra për frenimin e koronavirusit, do të thotë që shumë muslimanë do të duhet të përshatin traditat e tyre me realitetin e bllokimit: Familjate, xhamitë dhe qeveritë në të gjithë botën janë duke u përgatitur të bëjnë një ramazan online.

Prishtja e agjërimit në familje është një traditë e rëndësishme e Ramazanit dhe muslimanët tani po planifikojnë iftarët virtual dhe syfyrin duke përdorur mjete të videkonferencave. Projekti i Tendës së Ramazanit, i cili vitet e fundit ka qenë një ngjarje e madhe e iftarit në të gjithë Londrën, duke mbledhur qindra njerëz në vende ikonike si Sheshi Trafalgar, Westminster Abbey dhe Wembley Stadium, tani po organizon “Open Iftar” në internet për të mbajtur gjallë traditën pavarësisht kontesktit.

"Ne përdorim Ramazanin dhe vaktin e Iftarit për t'i bashkuar komunitetet për të njohur më mirë njëri-tjetrin. Dhe ajo që kemi gjetur është se tani më shumë se kurrë ka një nevojë më të madhe për atë lidhje shpirtërore, sociale dhe njerëzore", tha drejtori i bamirësisë Amad Afzal për Euronews.

Zainab Gulamali, zëdhënës i Këshillit Mysliman të Britanisë, vlerësoi organizatat për të vazhduar më tej këtë sfidë dhe duke ndihmuar njerëzit të shfrytëzojnë sa më shumë Ramazanin për të qëndruar në shtëpi. "Ka pasur një lëvizje të vërtetë në të gjithë botën, veçanërisht shpirtërisht, brenda xhamive dhe qendrave islamike, për t'u siguruar që ata të vendosin sa më shumë shërbime të tyre në internet," tha Gulamali për Euronews.

Të fundit