Flash News

KRYESORE

Nesër finalja e kupës së Shqipërisë, policia paralajmëron tifozët: Ja çfarë nuk do të lejohet në stadium

Nesër finalja e kupës së Shqipërisë, policia

Ditën e mërkurrë do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në këtë përballje mes Tiranës tashmë e rënë nga Kategoria e Parë do të synojë të mposhtë Skënderbeun.

Për finalen policia e Elbasanit ka marrë masat që gjithçka të shkojë më së miri.

Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes kombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve përfaqësuese “K.F.Tirana” – “K.F. Skënderbeu” e cila do të  zhvillohet  më  datë   31.05.2017,  në  orën  19:00  në  Stadiumin  Elbasan  Arena.

Sa më sipër,  në orën 16:00 të datës  31.05.2017  ju  bëjmë  me  dije  se:

Nuk do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumi.

Nuk  do  të  lejohet   lëvizja  dhe parkimi I  mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së  Tapetave”

Nuk do  të  lejohet   lëvizja  dhe parkimi I  mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek  “ Ish Konservimi”

Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisariatet,  Stacionet   vartëse të saj dhe FNSH-ja. Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur me biletë dhe   me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

  1. sende të forta,
  2. shishe (të çfarëdolloji)
  3. fishekzjarre
  4. monedha apo  metale  (të  çfarëdolloji)
  5. çelësa të  ndryshëm

Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Drejtoria Vendore e Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 31  Maj  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

 

Të fundit