Flash News

KRYESORE

Nesër homazhet për Gëzim Qendro në Galerinë Kombëtare të Arteve

Nesër homazhet për Gëzim Qendro në Galerinë

Nesër do të mbahen homazhet në ndër të ish-drejtorit të Galerisë së Arteve, Gëzim Qendro. Ministria e Kulturës njofton se homaxzhet do të mbahen nga ora 10:00-11:00 në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ministria e Kulturës njofton se homazhet në nderim të personalitetit të Artit, Gëzim Qëndro do të mbahen ditën e mërkurë, 28 shkurt 2018, ora 10:00-11:00 në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Gëzim Qendro ishte profesor i Asociuar i Teorisë së Artit dhe Kritikës, Shef i Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit, në Universitetin POLIS, në Shqipëri. Është diplomuar në “Academie voorBeeldende Vorming”, Amsterdam, Hollandë (1992-1996) dhe ka mbrojtur doktoraturën në Estetikë në Universitetin “Paris VIII” (2009) për pikturë. Ka qenë drejtor arti i filmave të animuar në ish Kinostudion “Shqipëria e Re”, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë (1997-2002), drejtor i revistës së artit PamorART” (1998-2002), bashkëdrejtor dhe një nga kuratorët e tre edicioneve të para të Bienales në Tiranë, kurator i ekspozitave “Surrealizmi socialist”, “Homo Socialisticus”, “Post EVA”, “Nostalgji”,

“Glocal”; bashkëkurator i ekspozitës “In & Out”; ka marrë pjesë në konkursin e përvitshëm mbi artin bashkëkohor Onufri (1997, 2001). Ekspozita të tjera të kuruara nga ai janë: Çmimi Myslim Mulliqi, Antologjia e Shpresës, Koordinatat Onirike të Nënvetëdijes, ZbrazëtiaLudike e Objektit, Mes Orientit dhe Oksidentit. Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi çështje rreth historisë së artit shqiptar. Është autor i tre monografive për artistët shqiptarë: “Arkeologjia e Mëngjesit (Dituria), “Heronjtë janë të uritur” (Onufri), “Surrealizmi socialist” (l’Harmattan) dhe përkthyes i 14 titujve librash të lidhura kryesisht me historinë e artit dhe teorinë e artit. Ka qenë gjithashtu një nga kuratorët e Muzeut “Shtëpia me gjethe” dhe anëtar i jurisë së Ministrisë së Kulturës për Bienalen e Venecias.

 

Të fundit