Flash News

KRYESORE

Nesër jepet vendimi i CAS për Milanin, agjenti i Bonucci-t shfaqet në Paris

Nesër jepet vendimi i CAS për Milanin, agjenti i Bonucci-t shfaqet

Situata në të cilën ndodhet aktualisht ekipi i Milanit, ka bërë që Leonardo Bonucci të mendojë transferimin në një skuadër tjetër, ku më e interesuara është treguar PSG-ja.

Jo vetëm kaq, por sipas asaj që raportohet në mediat italiane, agjenti i 31-vjeçarit është parë në qytetin e Parisit, ku mendohet se mund të ketë nisur negociatat me klubin e “Ligue 1”.

Gjithashtu flitet se Bonucci ka urdhëruar agjentin të mos konkretizojë asgjë, deri në vendimin përfundimtar të CAS për çështjen e pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të merret edhe vendimi për pjesëmarrjen e kuqezinjve në kompeticionet evropiane.

Kujtojmë se Bonucci u ble vitin e kaluar nga Juventusi për shifrën e 42 mln eurove.

Të fundit