Flash News

KRYESORE

Nesër komisioni për Reformës Zgjedhore, Basha: Kemi marrë një përgjegjësi që i takon maxhorancës

Nesër komisioni për Reformës Zgjedhore, Basha: Kemi marrë

Kryedemokrati Lulzim Basha në intervistën për Vizion Plus është ndalur te Reforma Zgjedhore.

I pyetur nëse opozita do të jetë pjesë e kësaj reforme, Basha tha se opozita ka marrë një përgjegjësi që në fakt i takon maxhorancës.

Pyetje: Ju thatë që, pas takimit të shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it, që reforma zgjedhore është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza. Pati një moment konsensusi, kur PD mori pjesë në një tryezë të OSBE/ODIHR-it, prej atij momenti nuk kemi patur asgjë. Është prishur konsensusi, po kërkohet të gjendet një rrugë që PD të jetë pjesë e reformës zgjedhore?

Lulzim Basha: Ne e kemi bërë fare të qartë rrugën për të ecur përpara. Kemi marrë një përgjegjësi që në fakt nuk na takon ne, por i takon maxhorancës. Por siç e keni parë z.Rama e ka trajtuar këtë si një luks personal dhe mendon se duke u tallur apo duke krijuar procese fallco dhe artificiale, do të arrijë të blejë pak më shumë kohë. Nuk arrin dot ta shesë sapunin për djathë. Kushtet e Bundestagut janë të qarta, reforma zgjedhore duhet të jetë me pjesëmarrje të të gjithë forcave politike dhe kjo reformë zgjedhore nuk duhet të kalojë vetëm në letër por të zbatohet. Që do të thotë për ne, zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

Të fundit