Flash News

KRYESORE

Nesër Kuvendi Kombëtar, PD zbardh pikat e forta dhe ndryshimet për herë të parë në statut

Nesër Kuvendi Kombëtar, PD zbardh pikat e forta dhe ndryshimet

Ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike mbledh pas shumë takimesh në kryesi e në Këshillin Kombëtar, Kuvendin Kombëtar.

Kuvendi mbledh demokratët paraditen e së dielës, në orën 10.00, ku do të miratohen ndryshimet në statut, që i hapin rrugë zgjerimit të vendimmarrjes nga anëtarësia dhe demokracisë së brendshme.

Kujtojmë se vendimi u mor në kryesinë e kësaj force politike, mbrëmjen e 8 marsit 2018, ndërsa kryetari Lulzim Basha,  garantoi se ky nuk do të jetë një proces formal, por i vërtetë dhe do të bashkojë të gjitha kontributet.

Për herë të parë, statuti përfshinë anëtarësinë në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Lista e deputetëve kalon në 3 filtra:

Konsultim me anëtarësinë

Verifikim me Komisionin e Vlerësimit

Miratim në Këshillin Kombëtar

Këto ndryshime statutore kryhen për të siguruar një garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, përfshirë kryetarin, i cili zgjidhet me parimin ‘1 anëtar, 1 votë’ dhe shkarkohet me 50-1% të votave të Kuvendit Kombëtar.

 

 

Të fundit