Flash News

KRYESORE

"Nesër nis shkolla", Manastirliu apelon respektimin e masave të sigurisë: Secili mund 'të japë një dorë' për institucione arsimore më të sigurta

“Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID19”, kështu e nis mesazhin e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për këtë vit të ri shkollor.

Manastirliu apelon për respektimin e masave të sigurisë, duke shtuar se këtë herë gjithsecili prej nesh mund të japë “një dorë për një shëndet të sigurt”.

Postimi i plotë:

#GatiPërShkollë 📚🎒

Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e 🤜COVID19🤛

Secili mund të japë një dorë për #ShkollatëSigurta!

😷 Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë ✅

👉🏼Bëhu #superhero💪🏼#mbajmaskën🙏🏼

🤜#COVID19🤛

Të fundit