Flash News

KRYESORE

Nesër nis viti i ri shkollor, ministrja Shahinit këshilla nxënësve

Nesër nis viti i ri shkollor, ministrja Shahinit këshilla

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, iu ka përcjell një mesazh nxënësve një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shahini këshillon nxënësit që të mbajnë maskë, të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat anti-Covid në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor.

“Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës. Kësaj here me një “normalitet të ri”, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-Covid në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor”, shkruan Besa Shahini.

Të fundit