Flash News

KRYESORE

Nesër nis viti i ri shkollor, Tirana përsëri mësimi me turne në 2 gjimnaze dhe 33 shkolla 9-vjeçare

Nesër nis viti i ri shkollor, Tirana përsëri mësimi me turne

Premtoi se s’do të ketë më mësim me turne për Tiranën, por edhe dy vjet pas zgjidhjes së tij në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk e zgjidhi dot këtë problem. Këtë vit lajmëroi se ka ndërtuar tri shkollave të reja që do të lehtësojnë mbingarkesën për disa institucione arsimore, por nuk mund të zgjidhë ende situatën e mësimit me turne. Viti i ri shkollor do të nisë me turne në gjimnazet ‘Ismail Qemali’ dhe ‘Sami Frashëri’, dhe në 33 shkolla të tjera 9-vjeçare. Drejtorja e DAR Tiranë, Arjola Byzyka, tha se këto institucione arsimore janë gati të presin nxënësit në 11 shtator.  Edhe në këtë vit të ri shkollor, gati 50% e shkollave 9 vjeçare do të mësojnë me dy turne, ndërsa gjimnaze kanë mbetur vetëm 2 të tilla.

Drejtorja e Drejtorisë së Arsimit të Tiranës, Arjola Byzyka, thotë se ndërtimi i institucioneve të reja do të ishte zgjidhja e vetme e situatës: “Kishim tre gjimnaze me turn të dytë, tani kemi vetëm dy. Nga 14 kemi vetëm 2.Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe “Ismail Qemali” që janë gjimnaze të një kapaciteti shumë të madh, edhe për nga infrastruktura kanë kapacitete shumë të madh por edhe nga numri i nxënësve. Kjo është beteja jonë e së ardhmes që edhe këto dy gjimnaze ti kalojmë me një turn. Shkollat 9-vjeçare çdo vit vinë dhe reduktohet numri i turneve të dyta.Por akoma kemi një shifër që na trishton, 33-34 shkolla nga 67 sërish do të jenë me dy turne”, tha Arjola Byzyka.

Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e tri shkollave të reja, ‘Betim Muço’, ‘Ardian Klosi’ dhe ‘Hoxha Tahsim’ e rindërtuar.

“Tre shkollat e reja që tashmë janë duke u populluar, kemi regjistrime dhe ky është një lajm shumë i mirë që shkollat e reja janë mirëpritur nga qytetarët. Sidomos shkolla “Betim Muço” në Kombinat, është një shkollë që tashmë po e mbush kapacitetin e vet.”

Ndërkohë sipas DAR Tiranë, të gjitha institucionet e arsimit i kanë ambientet gati për të pritur nxënësit. Bashkia e Tiranë ka ambicien për ndërtimin e 20 shkollave të reja në kryeqytet, në zonat e urbanizuara por edhe në periferitë e Tiranës, gjë që do të zgjidhte njëherë e mirë situatën e turneve dhe klasave të mbingarkuara.

Të fundit