Flash News

KRYESORE

Nesër nuk ka seancë plenare, qytetarët ndryshojnë destinacionin e protestës për Teatrin Kombëtar

Nesër nuk ka seancë plenare, qytetarët ndryshojnë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, aktorë dhe me qindra qytetarë u mblodhën javën e kaluar përpara Parlamentit për të protestuar kundër projektligjit që i hap rrugë shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar. Pavarësisht protestës, mazhoranca e majtë nuk u tërhoq dhe projektligji u kthye në ligj në orët e natës.

Gjithsesi, aktorët dhe aktivistët nuk janë tërhequr nga kauza e tyre, madje shprehen edhe më të vendosur për të vijuar betejën për mbrojtjen e godinës. Ata kanë lajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste këtë të enjte.

Më datë 12 korrik, në orën 18:30, qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë për t’i bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga ky plan. Nesër nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend dhe ndaj qytetarët do protestojnë poshtë dritares së Ramës.

Më pas, protestuesit do të drejtohen për te Presidenca, ku do i kërkojnë Ilir Metës që të mos e dekretojë ligjin anti-teatër.

Protesta: Marshojmë drejt Kryeministrisë dhe Presidencës!

Të fundit