Flash News

KRYESORE

Nesër opozita në protestë, Rama ndryshon agjendë; largohet nga Tirana

Nesër opozita në protestë, Rama ndryshon agjendë; largohet

Në një kohë që opozita do të organizojë nesër një protestë para Parlamentit, që u shoqërua edhe me anulimin e seancës, kryeministri Edi Rama ka vendosur të largohet nga Tirana, duke ndryshuar agjenden paraprake.

Kreu i qeverisë do të shkojë në Gjirokastër, ku do të organizojë disa takime në kuadër të turit "Bashkia që Duam". Bashkë me të në këtë vizitë dy ditore do të jenë edhe ministra dhe deputetë të qarkut.

Kur opozita protestonte më 16 shkurt poshtë zyrës së tij, Rama zhvillonte anti-mitingun me administratën në Vlorë, ndërsa për nesër ka zgjedhur te largohet edhe me larg, 220 km nga Tirana.

Të fundit