Flash News

KRYESORE

Nesër për votim ligji i teatrit, aktori i njohur me alarm SOS: Po ulëm kokën, u kthyem në diktaturë

Nesër për votim ligji i teatrit, aktori i njohur me alarm SOS: Po

Në seancën e ditës së nesërme është parashikuar që të kalojë për votim varianti i ri i ligjit për Teatrin Kombëtar, pas miratimit të dekretit të presidentit Meta në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Aktori Neritan Liçaj, një nga zarat më kritikë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar apelon të gjithë për rezistencë ndaj këtij veprimi që sipas tij do të rikthejë sërish vendin në një sistem diktatorial.

“Me një veprim të paprecedentë qeveria dhe maxhoranca nesër do kalojë ligjin për prishjen e teatrit...praktikisht nesër instalohet diktatura e mirëfilltë...çfarë do bëjmë?!S.O.S....kjo është këmbana e alarmit për të gjithë...duhet rezistencë gjithpërfshirëse...nëse kemi një fije dinjitet dhe nder..të dalim dhe t’i themi jo diktaturës. Po ra teatri, bie gjithçka...po ulëm kokën, më keq do bëhet sepse këta s’pyetkan as për ligj as kushtetute as B.E....dhe asgjë..u kthyem në kohën e diktaturës që s’pyeste për asgjë .S.O.S”, shkruan aktori në rrjetet sociale.

Të fundit