Flash News

KRYESORE

‘Nesër përfshijmë dhe Lezhën në gjendjen e jashtëzakonshme’, Rama: Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film

‘Nesër përfshijmë dhe Lezhën në gjendjen e

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Lezhë për të parë nga afër situatën me objektet e dëmtuara nga tërmeti.

Përmes një postimi në Facebook, Rama njofton se nesër Lezha do të përfshihet në perimetrin e statusit të veçantë të gjendjes së jashtëzakonshme.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱

Lezhë - Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore!

PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM🙏

Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!

KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup!

Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O I’A DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!?, shkruan Rama.

https://e-albania.al/dhuro/

Të fundit