Flash News

KRYESORE

Nesër Rama viziton Shkodrën, deputetja Ulqinaku thirrje qytetarëve të dalin në protestë: Jo më komunizëm!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paraditen e së hënës do të vizitojë qytetin e Shkodrës, ku do të diskutojë me qytetarët që u prekën nga përmbytjet e muajit Mars.

Megjithatë, deputetja e Partisë Demokratike në Shkodër, Izmira Ulqinaku u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në protestë kundër kësaj qeverie kriminale të udhëhequr nga Rama, ndërsa i kujton kryeministrit se Shkodra ka qenë gjithmonë nismëtarja e ndryshimeve të mëdha.

“Nesër, me datë 14 Prill, do të zhvillojmë protesten më të madhe të viteve te fundit! Në oren 09:30 do të jemi të gjithë duke protestuar në sheshin "Nënë Tereza", pranë monumentit të Luigj Gurakuqit. Shkodra ka 1000 arsye për të protestuar përballë kësaj Qeverie kriminele. Bashkohu edhe ti me ne! Shkodra ka qenë gjithmonë nismëtarja e ndryshimeve të mëdha!”, ka shkruar Ulqinaku.

Kujtojmë se qeveria refuzoi të shpallte gjendjen e emergjencës duke u shprehur se nuk plotësoheshin kriteret ligjore. Po ashtu, Minitrja e Mbrojtjes, Olta Xhaça dhe Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi patën mohuar se përmbytjet ishin shkaktuar nga derdhja e hidrocentraleve. /L.C./

 

Të fundit