Flash News

KRYESORE

Nesër rifillojnë punën bizneset, Rama: Merrni vërtetim të e-albania, ndryshe penalizoheni

Nesër rifillojnë punën bizneset, Rama: Merrni vërtetim

Duke filluar nga dita e hënë (20 prill) listës së bizneseve që mund të ushtrojnë aktivitetin, i shtohet një numër i konsiderueshëm biznesesh. Kryeministri Rama njoftoi në mbrëmje se bizneset që do të punojnë, duhet të pajisjen me një leje të veçantë që e marrin te E-albania, të cilën do të duhet ta mbajnë në biznesin e tyre. Sipas Ramës, nëse biznesi nuk e ka këtë leje do të përballet me masa administrative.

“Gati vërtetimi online në www.e-albania.al për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga Ministria e Shëndetësisë duke nisur nga java që vjen (20 - 26 prill). Ky vërtetim merret vetëm një herë! Kujdes! Ky vërtetim duhet të jetë i disponueshëm, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli. Bizneset e hapura të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë që është i publikuar në ëëë.e-albania.al sipas kategorisë përkatëse

Nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.Klikoni butonin Regjistro një biznes. Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen. Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë. Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura. Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin! Përdorni www.e-albania.al Mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale”, shkruan Rama.

Të fundit