Flash News

KRYESORE

Nesër rikthehen shirat, meteorologët japin alarmin: Kujdes, mund të ketë përmbytje!...

Nesër rikthehen shirat, meteorologët japin alarmin: Kujdes, mund

Orët e natës pritet të sjellin reshje shiu, që parashikohet të vijojnë edhe gjatë ditëve të kësaj jave. Sipas sinoptikanëve, në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës pritet të ketë reshje intensive, duke rrezikuar përmbytje.   Në fund të ditës së sotme dhe nesër (dt.22 dhe 23), sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje në pjesën më të madhe të territorit. Në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës pritet të ketë reshje intensive. Ne qarqet Kukës, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje të dobëta.   Temperaturat ekstreme të ajrit për nesër pritet të luhaten: Në bregdet: temp. minimale do të zbresin deri në 12 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18°C dhe në vendet e ulta: përkatësisht 10/ 16 °C. Në vendet malore: përkatësisht 7 / 13°C. Era pritet të pësojë një forcim, më e ndjeshme në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë.

Të fundit