Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Altin Gjeta
Isaiah Berlin, një ndër filozofët më në zë të shekulit XX, shprehej se “pa demokracinë nuk mund të bëjmë”. Me ketë ai kishte parasysh atë sistem politik që garanton liritë dhe të drejtat e individit nga autoritarizmi apo diktatura, të cilën e ka elaboruar gjatë në esetë e tij “Mbi Lirinë” (On Liberty). Në këto ese, Berlin parashtron konceptin e tij mbi lirinë negative, e cila në thelb ka të drejtën e individit për të organizuar jetën në shoqëri sipas vlerave që ai/ajo çmon se e udhëheqin drejt një jete të mirë. Në këtë kuptim, si parakusht për një jetë të mirë, ai thekson se njeriu duhet të jetë i lirë nga shtypja, dhuna, apo çdo formë tjetër opresioni e cila e dërgon një shoqëri në autoritarizëm.
Mirëpo, vlerat që individët ndajnë, qofshin këto me natyrë fetare, etnike, raciale apo politike etj, janë të ndryshme dhe herë-herë kontradiktore - çka i bën ato burim të pashmangshëm konflikti. Mbi këtë bazë, John Gray, një tjetër teoricien i demokracisë, konkludon se pluralizmi krijon tension mes liberalizmit dhe demokracisë pasi kjo e fundit kërkon akomodimin e të parës, mbi renditjen e vlerave të të cilave ne nuk biem ndakort. Megjithatë, kritika snobiste e Gray-t ka njëfarë baze filozofike ajo është disfatiste përballë një fakti të kryer, siç shprehet Chantal Mouffe, se pluralizmi nuk është thjesht një fakt, por është pjesë përbërëse konceptuale e natyrës së demokracisë moderne, e cila jo vetëm duhet pranuar, por duhet celebruar dhe përmirësuar. Në këtë kuptim, në vazhdim të frymës konceptuale të Mouffe, pluralizmi është burimi nga ku lind përfaqësimi dhe pjesmarrja në një shoqëri demokratike - pasi njerëzit si një varkë në detin e madh të vlerave të cilat ne i konsiderojmë si identifikuese të asaj çka mendojmë se është e mirë apo e vlefshme drejt një jete të lumtur, ankorohet në molin ku përfaqësohen këto vlera.
Për të bërë të mundur këtë, shoqëritë perendimore kanë krijuar mekanizma institucionalë, si e drejta universale e votës për të gjithë në një demokraci përfaqësuese, kufizmin e pushtetit përkundër voluntarizmit dashamirës të “mbretit”, deri tek format më të reja si demokracia pjesëmarrëse, e promovuar nga Jurgen Habermas ku njerëzit mblidhen dhe diskutojnë publikisht mbi baza racionale për të shkuar drejt një vendimarrje konsensuale. I gjithë investimi i shoqërisë europiane, nga iluminizmi e këtej, është bërë pra për të shmangur shtypjen dhe ulur tensionet sociale nëpërmjet krijimit të hapësirave për përfaqësim sa më të gjerë të të gjithë segmenteve të shoqërisë. Dhe pika e parë e nisjes, ka qënë demokracia elektorale si forma më rudimentare e përfaqësimit dhe kontrollit të pushtetit.
Ajo çka po pretendohet të ndodhë nesër në Shqipëri është surreale. Pas tre dekadash zgjedhjesh pluraliste, duhet ta pranojmë shumë problematike, shpesh jo plotësisht të lira dhe të drejta, por që në fund të fundit kanë realizuar rotacione të pushtetit, po shkohet drejt votimeve monopartiake. Argumenti se kjo është rrjedhojë e bojkotit të opozitës, (fronti i të keqes sipas kryeministrit dhe të keqes së njëllojtë sipas ‘intelektualëve’ të pavarur), është krejt sipërfaqësor dhe nuk merr në konsideratë kontekstin elektoral që ka ndërtuar kjo qeveri. Do të mjaftonin vetëm përgjimet që ka publikuar Zëri i Amerikës dhe Gazeta gjermane Bild për ta refuzuar këtë qasje. Në kushte të tilla, e kam thënë edhe më parë, se opozita vetëm do të bëhej fasadë e farsës elektorale dhe legjitimonte një sistem demokratik të rënë që nuk përmbush as kushtin themelor, atë të një demokracie elektorale ku mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në kushte të tilla, kur vota blihet, tjetërsohet apo dhunohet, nuk mund të flitet për akomodim të vlerave që qytetarët ndajnë. Pavarësisht se, çfarë konisedrojnë ata si të mirë apo të vlefshme për jetën e tyre, nëpërmjet forcës, intimidimit dhe parasë, përfundojnë dhe ankorohen në portin e gabuar ku nuk do të donin. Që në këtë moment, tensioni social është derivat i pashmangshëm pasi ajo çfarë prodhojnë zgjedhjet dhe ajo çfarë kanë dashur qytetarët nuk përputhet. Kështu, liria për të cilën flet Berlin, liria nga shtrëngimi dhe përndjekja bie, dhe si pasojë shoqëria zhytet në shtypje.
Pluralizmi, po sipas Mouffe, është kusht i panegociueshëm në një shoqëri demokratike pasi ai akomodon të ndryshmet duke krijar alternativa anti-hegjemonike. Ndërsa, zgjedhjet që pretendon të realizojë nesër Edi Rama nuk janë gjë tjetër, vetëm së legjitimim i hegjemonisë së një partie të vetme e cila ka marrë në dorë pothuajse të gjitha pushtetet. Përpos kësaj, zgjedhjet në një shoqëri të lirë janë edhe mekanizëm kontrolli dhe llogaridhënieje (accountability). Që në momentin kur zgjedhjet janë njëpartiake ky princip themelor ka rënë. Ditirambet e kryeministrit për ostrakizëm, izolim dhe hakmarrje ndaj atyre që nuk marrin pjesë në votime janë treguesi më i qartë i zhytjes në autokraci.
Ndërkohë që sot flitet për forma të tjera të demokracisë, si ajo e reflektimit (deliberation), e drejtpërdrejtë (mini-publics), votimet e së nesërmes rrënojnë formën më bazike, demokracinë elektorale. Prandaj, pjesmarrja nesër në votimet moniste heq gurin e fundit të akomodimit të vlerave të ndryshme që qytetarët ndajnë, duke na dërguar zyrtarisht dhe faktikisht në shtypje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38