Flash News

KRYESORE

Nesër seanca e jashtëzakonshme, zbardhet rendi i ditës: Votohet emërimi i 6 ministrave teknikë dhe shkarkimi i kreut të KQZ

Nesër seanca e jashtëzakonshme, zbardhet rendi i ditës: Votohet

Parlamenti do të majë nesër sencën e jashtëzakonshme. Mësohet se seanca do të mbahet në orën 18:00 dhe në rendin e ditës do të votohet për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të KQZ­-së.

Njoftimi i Kuvendit :

Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm. Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00. Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me: Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave; Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore; Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve; Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-­së. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës.

Të fundit