Flash News

KRYESORE

Nesër tubimi i Ilir Metës, Lulzim Basha konfirmon pjesëmarrjen në “Besëlidhje”

Nesër tubimi i Ilir Metës, Lulzim Basha konfirmon pjesëmarrjen

Një ditë para tubimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin ai e ka konsideruar si “Besëlidhja” e re e shqiptarëve në mbrojtje të Kushtetutës, ka ardhur konfirmimi i liderit të opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i PD, Basha ka njoftuar pjesëmarrjen e tij dhe ka përsëritur thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve, për të qenë pjesë e tij.

Sipas liderit të opozitës, është detyra e çdo qytetari për tu mbledhur së bashku në mbrojtje të Kushtetutës.

“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”, shkruan Basha në Facebook, teksa poston edhe një foto të Flamurit tonë Kombëtar.

Të fundit