Flash News

KRYESORE

Nesër zgjedhjet në Itali, deputeti i PD kërkon fitoren e Berlusconit: Do ishte ngjarje e rëndësishëm për Europën e bashkuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shpreson që në zgjedhjet e nesërme parlamentare të Italisë, fituese të shpallet partia Forza Italia, që drejtohet nga 81 vjeçari Silvio Berlusconi.

Shehu vlerëson propozimin e Berlusconit për të zgjedhur Antonio Tajanin në krye të qeverisë në rast se fiton zgjedhjet, pasi presidenti i Parlamentit Europian është një figurë e pastër dhe dinjitoze. Sipas deputeti shqiptar, fitorja e Berlusconit do përbëjë ngjarje të rëndësishme për Europën e bashkuar.

Reagimi:

Nesër Italia voton.

Berlusconi konfirmon Tajanin si kandidatin për kryeministër të qendrës së djathtë me ‘Forza Italia’ në qendër.

Pa asnjë dyshim, Tajani është një figurë dinjitoze, e zgjedhur me kujdes për staturën e tij, figurën e pastër në këto vite, europeismin që përfaqeson, afërsinë me Kishën Katolike, bindjet e qarta të djathta që manifeston, e të tjera cilësi të tilla.

Fitorja e nesërme e mundshme e “FI” dhe e koalicionit të saj do të ishte një eveniment i rëndësishëm jo vetëm për Italinë mike, por edhe për Europën e bashkuar.

Pa dyshim kjo do të ishte një tjetër garanci për forcimin e konkretizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë dhe të mbështetjes së domosdoshme për ne, në rrugen tonë të zhvillimit e integrimit europian.

Suksese për Forza Italia, Berlusconin e Tajanin si kryeministër i ardhshëm.

Të fundit