Flash News

KRYESORE

Netanyahu zgjidh ngërçin politik, bëhet vetë ministër i Mbrojtjes

Netanyahu zgjidh ngërçin politik, bëhet vetë ministër

Izraeli shmang zgjedhjet e parakohshme, pasi një partner i rëndësishëm i qeverisë tërhoqi kërcënimin për të dalë nga koalicioni.

Naftali Bennet, i partisë “Shtëpia e hebrenjve”, kishte deklaruar se do të tërhiqej nga koalicioni, por sot ai tha se do të vazhdonte të qëndronte në qeverisje.

Kriza nisi pasi ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Izraelit dha dorëheqjen, në shenjë proteste ndaj armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve në Gaza. Vetë kryeministri, Benjamin Netanyahu e ka marrë përsipër rolin e ministrit të Mbrojtjes, përkohësisht.

Të fundit