Flash News

KRYESORE

Netta Barzilai deklaratë pas fitores në Eurovision: Kam marrë mesazhe kërcënuese nga Shqipëria

Netta Barzilai deklaratë pas fitores në Eurovision: Kam marrë

Fitorja e Netta Barzilait me këngën “Toy” në Eurovision ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Të shumtë janë ata që mendojnë se Izraeli me Netta-n nuk e meritonin fitoren dhe si duket kjo pakënaqësi është më shumë e përqendruar në Ballkan.

Në një deklaratë pas festivalit, këngëtarja ka rrëfyer se i kanë ardhur mesazhe kërcënuese nga disa vende të Ballkanit, midis të cilave edhe nga Shqipëria.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk e kam një përvojë të tillë. Nuk jam politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në qendër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael, por i kam injoruar. Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që dua më shumë në botë dhe kjo e plotëson lumturinë time”,- ka thënë këngëtarja.

Ajo ka deklaruar pas fitores se kënga e saj ka një mesazh të rëndësishëm: “Zgjimi i vlerave dhe i pushtetit të gruas për të drejtat e saj në shoqëri. Gjithçka përçohet përmes këngës është një përzierje ngjyrash të lumtura”.

Të fundit