Flash News

KRYESORE

Neuer apo Ter Stegen, legjenda Kahn bën zgjedhjen e tij

Neuer apo Ter Stegen, legjenda Kahn bën zgjedhjen e tij

Manuel Neuer është prej vitesh titullar i padiskutueshëm në kombëtaren gjermane, por gjërat mund të ndryshojnë. Arsyeja është se Marc-Andre Ter Stegen po shkëlqen te Barcelona dhe disa herë ka përsëritur dëshirën e tij për të qenë ai numri 1 i Gjermanisë.

Problemi i ish-portierit të Borussia M'Gladbach-ut është Neuer. Kapiteni i Bayernit nuk i njeh ende limitet e moshës dhe po performon mirë në Mynih, ashtu si edhe me "Pancerat".

Rreth kësaj çështje ka folur së fundmi edhe legjenda Oliver Kahn. Sipas tij, për momentin diskutimet nuk janë të nevojshme. “Gjermania nuk ka patur kurrë probleme portierësh. Ter Stegen ka të drejtë të flasë për dëshirën për të luajtur, por për momentin nuk shoh asnjë arsye për të bërë ndryshime", ka deklaruar Kahn.

Të fundit