Flash News

KRYESORE

Neuer apo Ter Stegen, Low më në fund merr një vendim

Neuer apo Ter Stegen, Low më në fund merr një vendim

Manuel Neuer i Bayern Munchen apo Marc-Andre Ter Stegen i Barcelonës - cili e meriton të jetë titullar i Gjermanisë? Trajneri i kombëtares së "Pancerave", Joachim Low, mendon se... të dy!

Pavarësisht kërcënimit të presidentit të Bayern-it, Uli Hoeness, se klubi bavarez nuk do të lejojë asnjë lojtar të vet për të luajtur me kombëtaren, nëse Neuer nuk është më titullar, Low ka gjetur një zgjidhje të mesme, e cila me siguri do të nxisë dyshimet në Mynih.

Ter Stegen po performon super te Barcelona dhe meriton një shans. Low do ia japë këtë.

“Kemi rënë dakord që Ter Stegen të jetë titullar në miqësoren kundër Argjentinës (10 tetor), ndërsa Neuer do ta nisë nga minuta e parë kundër Estonisë (kualifikueset e Euro 2020, 14 tetor). E kemi biseduar edhe me dy portierët", ka deklaruar Low.

Të fundit