Flash News

KRYESORE

Neuer nuk pranon racizmin brenda kombëtares gjermane: Ozil gjeti arsye për t’u larguar

Neuer nuk pranon racizmin brenda kombëtares gjermane: Ozil gjeti arsye

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer theksoi se Mesut Ozil, i cili u largua nga kombëtarja duke e cilësuar veten si viktimë të racizmit, nuk ka qenë absolutisht viktimë e racizmit brenda skuadrës së tij.

“Është folur shumë përsa i përket Ozil dhe është shkruar shumë. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme për ata që kanë lexuar gjithçka”, deklaroi portieri i Bayern sipas deklaratave të raportuara nga shtypi gjerman.

Mesut Ozil, mesfushori me origjinë turke, nuk ka qenë në mënyrë absolute viktimë e racizmit brenda ekipit kombëtar,

“Ne kemi kërkuar gjithmonë të integrojmë lojtarët tanë dhe kemi bërë gjithçka që ata të luajnë me optimizëm”, theksoi kapiteni i skuadrës.

“Largimi nga ekipi është vendimi individual i çdo lojtari. Duhet që secili të kërkojë arsyet e tij dhe Mesut Ozil i ka gjetur (…). Ne pranojmë këtë vendim”, shtoi ai.

“Ne duhet të kemi sërish lojtarë që janë vërtet krenarë të luajnë për ekipin kombëtar dhe të japin gjithçka për të luajtur për vendin e tyre që të gjejnë rrugën e suksesit”, shtoi Neuer.

Mesut Ozil, për shumë kohë model integrimi përmes sportit është përballur me kritika të shumta para dhe pas eliminimit të Gjermanisë nga Botërori në Rusi.

Kryesisht, ai është kritikuar për mungesë patriotizmi për shkak të një fotoje të bërë gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Të fundit