Flash News

KRYESORE

Nevila Shtylla: Nuk e ndiej veten zëvendësuese të Floriana Garos

Moderatorja e “Jo vetëm modë”, Nevila Shtylla, ishte e ftuar në “Mos i fol shoferit”. Ajo është shprehur se nuk e ndien veten zëvendësuese të Floriana Garos pasi formula e emisionit ka ndryshuar dhe se ajo nuk po e vazhdon atje ku e la Garo por ka nisur diçka të re.

“Kur bëhet një ndryshim i tillë, kur ndërrohet imazhi i emisionit, edhe vetë formula ka nevojë ndryshimi. Kam përshtypjen që edhe vetë Floriana e ka pritur mirë sepse ndoshta nuk do ishte e drejtë që dikush do merrte një punë që ajo e la, pra ta vazhdonte aty ku ajo e la. Nuk e ndjej se e kam zëvendësuar sepse nuk po bëj të njëjtën gjë. Është diçka krejtësisht e re sepse secila po sjell diçka ndryshe,” , tha ajo.

Të fundit