Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nevila Xhindi shpjegon pse “Republika e re” nuk ishte në marrëveshje: E donit një paragraf? Është proces dhe Basha e di shumë mirë
Ish-nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, njëkohësisht drejtuese e sekretariatit për ‘Shoqërinë Civile’ në PD, është shprehur kundër reagimeve që kërkonin termin “Republika e re” në marrëveshjen Edi Rama-Lulzim Basha.
Xhindi shpjegon se Republika e re nuk mund të ishte një paragraf në marrëveshje sepse ajo është proces kushtetues, institucional dhe qytetar.
Sipas Xhindit, më mirë nga të gjithë është Lulzim Basha ai që e di se ngritja e Republikës së re është një proces i gjatë, i shtrirë në kohë, i mbështëtur mbi kapitale humane me vlerë politike, morale e profesionale, që fillon nga vetja për t’u shtrirë në të gjithë vendin.
Reagimi i plotë i Nevila Xhindit:
…pas një nate e dite të gjatë negociatash, palët u dakortësuan! Kështu filluan më së shumti lajmet e një marrëveshjeje. Më pas kurioziteti u shtua nga dakortësia për të heshtur para mediave, pa anësia për tua dhënë lajmin të gjithave në një format, quhej McAllister+!
Marrëveshje e vështirë, përmes negociatave për 20 pika…ku mes tyre mungonte pritshmëria e shumë skeptikëve, e jo-mbështetësve, e kundërshtarëve, e atyre që kalkuluan çdo ditë të çadrës në kurriz të saj, e atyre që anetemuan çdo fjalë të çdo qytetari, çdo fjalë të Lulzim Bashës, e atyre që gëzonin kur ndërkombëtarët i kthenin shpinën procesit, atyre që nuk besuan asnjë ditë se Partia Demokratike do dinte të ngrihej edhe pas “shuplakave”, nën drejtimin e një lideri të ri…mungonte mes rreshtash fjala “Republikë e Re”. U shqetësuan….
Republika e Re është një proces kushtetues, institucional, dhe qytetar; proces i paprecedentë në historinë e Re të Shqipërisë dhe nuk mundej kurrë të ishte një paragraf në një marrëveshje. Fillimi i këtij procesi na bashkoi me 18 Shkurt në shesh për t’i thënë ndal keqqeverisjes Rilindase- mavi si dhimbja; ndal drogës- që kishte mbushur Shqipërinë me helm dhe e kishte vënë në krye të statistikave ndërkombëtare të mbjelljes dhe trafikimit; krimit- që e kishte zaptuar çdo qelizë të jetës sociale dhe ekonomike, kish zaptuar qeverinë; dhe për të kërkuar zgjedhjet e lira si themeli i bashkëjetesës demokratike në Shqipëri, themeli i mirëqenies, sigurisë dhe të ardhmes Europianeqë aq shumë e dëshërojmë.
Në ato 90 ditë, brenda në një çadër, e vendndodhur mes dy institucioneve të helmuara nga krimi, u fol për herë të parë për Republikën e Re, për shpresë në këtë vend, duke kujtuar e reflektuar së bashku me qytetarët, artistët, studentët, profesorët, gratë e burrat e papunë, pensionistët, jetimë, biznesmenët etj etj…shkaqet, mënyrat, dhe format se si republika e vjetër u shndërrua në një strehë të artë të krimit, se si republika e vjetër ishte shndërruar në republikën e drogës në Shqipërinë e mes Europës. Ditë për ditë shqiptarët morën kurajon dhe iu bashkuan çadrës, dëgjuan, propozuan në ‘Sheshin e Lirisë’, u çliruan nga frika, u bashkuan me alternativat e Republikës së Re, me qëllimin për t’i dhënë fund një herë e mirë republikës së vjetër, për të themeluar republikën e vërtetë të çdo qytetari dhe çdo qytetareje shqiptare, republikën e re të ligjit, të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të drejtësisë të vërtetë.Proces i gjatë ky…
Republika e Re është një proces drejt bashkimit të shqiptarëve, shqiptarëve të shtypur, të fyer në integritetin e tyre, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, të papunësuar, të dëshpëruar që për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, iu vra ëndrra për një jetë më të mirë, për një familje më të qetë, për një të ardhme mes njerëzve që duan e pranë shtëpive të tyre, e jo rrugëve të Europës.
Republika e Re është proces që nuk ngrihet mbi inate të vjetra, as me bazë republikën e vjetër që betejën e konkurrencën e ka në kurriz të biznesit duke e poshtëruar atë, shantazhuar deri në qindarkën e fundit; atë republikën që la mijëra maturantë jashtë auditorëve dhe rriti kaosin për mijëra të tjerë dhe i detyroi të ndërpresin studimet; republikën kur ish-të përndjekurit politikë u poshtëruan edhe politikisht.
Republika e Re është një proces drejt një sistemi drejtësie të drejtë e të pavarur ku secili prej nesh, nga më i thjeshti e deri te Presidenti, të jenë të barabartë e të marrin vetëm atë që u takon me ligj. Sistemi i pastër i drejtësisë është ai që do të garantojë tënesërmen, për çdo lloj opozite, atë që opozita aktuale kërkon me ngulm sot: zgjedhjet e lira e të ndershme; është proces besimi, të besosh tek lideri, të besosh tek Partia që ai drejton, tek ekipi i tij, tek e ardhmja që ai projekton me programin e Republikës së Re.
Këto janë fakte, ja si ndodhi që Republika e Re nuk mund të ishte vetëm një paragraf në marrëveshje, sepse vullneti politik bën ndryshimin, por Republika e Reështë një betejë ekzistenciale, është një betejë historike që do të ketë në qëndër forcën, vendosmërinë dhe qëndresën e bashkimit popullor.
Lulzim Basha e di fort mirë se me lëvizjen për “Republikën e re” i ka mobilizuar kundërshtarët politikë. Ai ka qenë i ndërgjegjshëm se themelimi i saj është një akt, por vetë ngritja dhe zhvillimi i saj është një proces i gjatë, i shtrirë në kohë, i mbështëtur mbi kapitale humane me vlerë politike, morale e profesionale. Ai fort mirë e di që çdo punë e mirë fillon nga vetja, nga “shtëpia e përbashkët”, nga vetë Partia që ai drejton. Rruga ka nisur me vizion të qartë, është e sigurt, është e vendosur, dhe ka mbështetjen e të gjithë qytetarëve të ndershëm shqiptarë, që me Republikën e Re e duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Unë besoj tek Republikae Re, dhe ajo do ngrihet shpejt!
Lëreni qershorin të ndodhë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38