Flash News

KRYESORE

Nevina Shtylla: Skenat e puthjes në film, jo të përshtatshme për profilin që ruaj

Nevina Shtylla, moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, ka refuzuar skenat e puthjes në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, ku ka pasur edhe rolin kryesor.

“Puthjet me një njeri të panjohur, për më tepër kur as nuk i takon aktrimit, pra nuk ke as trajnimin e duhur qoftë edhe psikologjik, janë të sikletshme dhe kjo është më se e kuptueshme”, është shprehur moderatorja për ‘Panorama’

Ajo gjithashtu ka shtuar se skenat provokuese në daljen e saj të parë, nuk ishin të përshtatshme për profilin që ajo ruan, dhe për këtë ka pasur mirëkuptimin e regjisorëve.

“Skenat që janë shkurtuar kanë qenë disa që dukeshin më provokuese dhe që për mua, në këtë dalje të parë, plus edhe profili që ruaj, nuk ishin të përshtatshme dhe për këtë kisha mirëkuptimin e plotë të regjisorëve”, shpjegon Nevina.

Ndërkohë moderatorja ka bërë me dije se do të vazhdojë ta testojë dhe sfidojë veten me role edhe më impenjative.

Të fundit