Flash News

KRYESORE

‘Nevoja për shpresë është e madhe’, Basha: I kërkojmë Këshillit Europian të miratojë hapjen e negociatave

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar Këshillit Europian që të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Përmes një reagimi në Twitter, Basha ka publikuar statusin e Partisë Popullore Europiane që rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë e Maqedonisë.

Basha shprehet se në këto momente të vështira nevoja për shpresë është më e madhe.

Reagimi i plotë

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë. Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera.🇦🇱🇪🇺

Të fundit