Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
New Europe: Rama mohon 15 kushtet (megjithatë ato ekzistojnë). Pse hesht zyra e BE në Tiranë
Kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE vendosi në mars për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumë entuziastë të zgjerimit psherëtinë me lehtësim. Megjithatë, nuk u përmend asnjë datë fillimi, dhe për Shqipërinë u vendosën 15 parakushte. Ata i referohen hapave konkretë që lidhen me reformën gjyqësore dhe zgjedhore, lirinë e medias dhe procedurat specifike penale që duhet të ndërmerren para se të zhvillohet një konferencë e parë dhe e dytë ndërqeveritare. Në një farë mënyre, këto kushte pasqyrojnë situatën e përkeqësuar të sundimit të ligjit në vend që kur iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014.
Eshtë interesant fakti se 15 kushtet janë bërë një lloj tabuje për qeverinë shqiptare, e cila asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht ekzistencën e tyre. Në një takim të 9 qershorit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, i cili bëri thirrje për një diskutim në lidhje me hapat e mëtejshëm drejt përmbushjes së kushteve paraprake, Kryeministri Edi Rama - në krahasim me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi - foli gjatë , por nuk arriti të përmendë kushtet e Brukselit as edhe një herë.
Të nesërmen ai befasoi publikun duke e mohuar me ngulm dhe vazhdimisht ekzistencën e këtyre kushteve në një konferencë për shtyp. Shumë vëzhgues thonë se është e pafavorshme për të që të pranojë kushtet e reja pasi do të krijojë të çara në përpjekjen e tij propagandistike për të portretizuar përparimin e vazhdueshëm dhe suksesin e pashembullt.
Ambasadori i ri austriak në Tiranë, Christian Steiner, foli më 15 qershor për një të përditshme shqiptare dhe konfirmoi nevojën që Shqipëria të përmbushë kushtet e BE-së. Të njëjtat thirrje u dëgjuan nga Partitë Popullore Europiane (PPE), në Parlamentin Europian. Pasi Rama mohoi kategorikisht ekzistencën e 15 kushteve të përcaktuara nga Këshilli, PPE paraqiti një ndryshim në rezolutën e Parlamentit Europian, i cili i bën thirrje Këshillit Europian dhe Komisionit Europian të theksojnë se Shqipëria duhet të plotësojë të 15 kushtet para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Ndryshimi pritet të marrë një mbështetje të madhe. Samiti i BE i Zagrebit në maj theksoi përsëri kushtëzimet shqiptare; kësaj ju bë jehonë pozitive nga të gjitha grupet politike, përfshirë socialistët dhe demokratët që në të kaluarën prireshin të mbronin partinë e tyre simotër në qeverinë e Tiranës. PPE gjithashtu la të kuptohet se për normalizimin e pushtetit vendor nevojiten zgjedhje të parakohshme, mbase në të njëjtën ditë me ato të përgjithshmet. Bashkitë në Shqipëri drejtohen vetëm nga partia qeverisëse pasi zgjedhjet e vitit 2019 ishte ligjërisht të diskutueshme dhe asnjë parti opozitare nuk i kontestoi. Bundestagu gjerman dhe më pas Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme vendosi sqarimin e ligjshmërisë së tyre si një kusht shtesë.
Shefi i Delegacionit të BE, Luigi Soreca, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian më 9 qershor, por nuk arriti të përmendi qartë kushtet e Këshillit. Përkundrazi, ai foli përgjithësisht për reformat e mëtejeshme dhe vlerësoi dialogun ndërpartiak.
Delegacioni i Brukselit në Shqipëri ka një reputacion të keq rreth informimit të pasaktë të Brukselit për situatën reale në Shqipëri. Marrëdhëniet speciale të zhvilluara midis shefes së mëparshme, Romana Vlahutin, dhe Ramës rezultuan në mosinformimin siç duhet të BE për situatën reale në terren në lidhje me prodhimin masiv dhe eksportin e drogave të paligjshme në Shqipëri, një fakt që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Europës.
Droga, përfshirë kanabisin e rritur në vend, u transportuan nga fushat e vogla ‘aeroportuale’ shqiptare të vendosura në plantacionet ku rritej substanca psikoaktive dhe prej ku nisej për në Itali dhe prej andej në pjesën tjetër të Europës. Komisioni mësoi për këtë informacion të rëndësishëm nga Neë Europe, përkundër faktit se bandat shqiptare konsiderohen ndër trafikantët kryesorë të botës së heroinës, kokainës dhe kanabisit nga zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit.
Praktika e delegacionit të BE për të siguruar informacion të kufizuar dhe shpesh mashtrues për Brukselin vazhdon nën menaxhimin e ri. Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Çështjeve të Jashtme të Evropës janë kritikuar rregullisht nga Shtetet Anëtare, të cilat kanë ambasadat e tyre në Tiranë dhe që marrin një pasqyrë objektive të situatës, dhe jo shumë raporte rozë, siç misioni i BE kalon rregullisht për Shqipërinë.
Gjatë një konference për shtyp më 10 qershor, Rama insistoi që "Nuk ka 15 kushte për të shkuar në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Nuk ka. Ato nuk ekzistojnë. Unë e di që ju dëgjoni që po përsëritet dhe ju gjithashtu e përsërisni. Mos e përsërisni. Nuk ka 15 kushte".
Sidoqoftë, Këshilli i BE deklaroi qartë se "përpara konferencës së parë ndërqeveritare", Shqipëria duhet të miratojë dhe të sigurojë një numër veprimesh në fushat kryesore. Këto përfshijnë fillimin e procedurave kundër të akuzuarve për blerje votash (përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, deputetë të parlamentit, policinë dhe potencialisht vetë Ramën), fillimin e procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, përparim të mëtejshëm në mbrojtjen e minoriteteve, ringritjen e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, dhe ndryshimi i ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
*Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38