Flash News

KRYESORE

‘New Europe’: Vonesa e BE-së për hapjen e negociatave, po izolon Shqipërinë

‘New Europe’: Vonesa e BE-së për hapjen e negociatave, po

‘New Europe’, media e specializuar në çështjet e Bashkimit Evropian ka publikuar një artikull për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në union. Kjo media shkruan se Shqiëria po izolohet për shkak të vonesës së Brukselit për të hapur negociatat.

“Pavarësisht vlerësimit pozitiv të progresit të Shqipërisë në realizimin e reformave dhe angazhimit të qartë për t’ju bashkuar BE-së në të ardhmen e afërt, vonesa e BE-së për të hapur negociatat e anëtarësimit po shërben vetëm për të izoluar këtë vend të Ballkanit Perëndimor”, shkruan gazetarja Violetta Rusheva.

Në artikull veçohet edhe pritshmëria e lartë e Tiranës për gjashtë mujorin e parë të 2018-s, kur drejtimin e presidencës së BE-së e merr Bullgaria.

Të fundit