Flash News

KRYESORE

New York Times analizon protestën: Ndërkombëtarëve u intereson stabiliteti, jo demokracia

New York Times analizon protestën: Ndërkombëtarëve u

Gazeta prestigjioze, New York Times, në një artikull për situatën në Ballkan me titullin: “Pranvera e Ballkanit' kthehet në verë, dhe shpreson për ndryshim”, ka komentuar edhe situatën në Shqipëri.

Gazetari Mark Santora thekson se në “Shqipëri protestat kanë muaj që vazhdojnë duke kërkuar largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe për manipulimin e zgjedhjeve në 2017, por pavarsisht protestave, përsëri Rama duket se ka një pushtet të sigurt”.

Sipas këtij shkrimi, kritikët thonë se politikanët e Bashkimit Europian më shumë sesa institucionet demokratike, kërkojnë stabilitetin, pasi i friken një konflikti të mundshëm mes vendeve të Ballkanit, që në fakt ka qenë gjithmonë një mundësi e pranishme në këtë rajon.

“Shumë në Ballkan kishin shpresuar se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian mund të rriste demokracinë. Por me zyrtarët në Bruksel të impenjuar në frenimin e kërcënimeve nga nacionalistët brenda bllokut, interesi kryesor i Bashkimit Evropian në Ballkan duket të jetë stabilitet, madje edhe me çmimin e institucioneve demokratike, thonë kritikët", shkruan New York Times.

Të fundit