Flash News

KRYESORE

New York Times mbush faqen e parë me njëmijë njoftime vdekjesh shkaktuar prej koronavirusit: Nuk janë thjesht numra

Media amerikane Nju Jork Tajms ka mbushur faqen e parë të gazetës të së dielës me njoftimet për vdekjen e viktimave nga i gjithë vendi.

Media tha se qëllimi ka qenë dhënia rëndësi për jetët e humbura duke mos i konsideruar thjesht si numra.

Titulli është “Vdekjet e SHBA-së afër 100,000, një humbje e pallogaritshme“, me një nëntitull që thotë: “Ata nuk ishin thjesht emra në një listë. Ata ishim ne. ”

E gjithë lista, e cila vazhdon brenda, numëron afro 1.000 emra – një pjesë e jetëve të humbura në SHBA gjatë shpërthimit të pandemisë.

Numri i të vdekurve në SHBA është më shumë 97,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në vendin tonë deri tani janë shënuar 32 viktima prej koronavirusit, por shumë shumë pak histori të viktimave janë bërë publike duke respektuar privatësinë.

Të fundit