Flash News

KRYESORE

New York Times publikon emrat e fituesve të "Çmimit Nobel në Fizikë"

New York Times publikon emrat e fituesve të "Çmimit Nobel

Gazeta prestigjioze New Yourk Times ka publikuar emrat e fituesve të "Çmimit Nobel në Fizikë" në sajë të kontributit të tyre për të zbuluar “detajet e panjohura” të universit.

"Çmimi Nobel në Fizikë iu dha bashkërisht Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez të martën për zbulimet e tyre që kanë çuar në një kuptim më të mirë të universit, përfshirë punën mbi vrimat e zeza," tha Komiteti.

Penrose u vlerësua me çmimin në fizikë "për zbulimin se formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fuqishëm i teorisë së përgjithshme të relativitetit".

Gjysma e dytë e çmimit u nda midis z. Genzel dhe znj. Ghez "për zbulimin e një objekti kompakt supermasiv në qendër të galaktikës sonë".

Të fundit