Flash News

KRYESORE

New York Times zbulon tensionin e Merkel me Macron: më ka ardhur në majë të hundës...

New York Times zbulon tensionin e Merkel me Macron: më ka ardhur në

“E kuptoj pasionin tënd për politikën jashtë skemave, por më ka ardhur në majë të hundës të mbledh copëzat. Herë pas here më duhet të marr e të ngjis filxhanët që ti thyen për t’u ulur më pas e pirë një kupë çaj së bashku”.

Me këto fjalë iu drejtua Merkel presidentit francez Macron gjatë darkës së shtruar në Berlin me rastin e rënies së Murit të Berlinit, sipas New York Times-it, raporton Politiko.al.

Përplasja erdhi pas një interviste të Macron për revistën The Economist ku, ndër të tjera, deklaronte se NATO është me 'tru të vdekur'.

Macron, shkruan NYT, e mbrojti veten duke thënë se nuk mund të shkonte në një samit të NATO-s në Londër në fillim  të dhjetorit, dhe të pretendonte se Amerika dhe Turqia ishin sjellë në interesin kolektiv të Sirisë.

Kurrë si ndonjëherë tjetër Berlini dhe Parisi nuk ngjajnë kaq larg njëri-tjetrit për një sërë çështjesh: NATO, buxheti i eurozonës, investimet, migracioni dhe zgjerimi i BE-së e Ballkani perëndimor.

Të fundit