Flash News

KRYESORE

News 24: Audienca, e lodhur nga politika. Me Sokol Ballën konkurojmë Top Channel e Klan

Televizionet që kanë në fokus “lajmin” janë në garë të vazhdueshme për kohën me të cilën e transmetojnë atë. Por kjo nuk do të thotë se janë “dorëzuar” te plotësimi i programacionit me më shumë larmishmëri.

Anduena Manushi, Drejtore e Programacionit në Neës24, nënvizon se në këtë sezon televiziv është shtuar lista e emisioneve që do t’u ofrohen teleshikuesve, duke pasur në fokus qytetarin. Ajo thotë se audienca është lodhur nga politika, ashtu sikurse dhe biznesi po e reflekton këtë sjellje, duke u larguar nga reklama tradicionale brenda emisioneve politike, duke kërkuar hapësira që iu japin më shumë mundësi për të transmetuar informacion mbi investimin e tyre.

“Audienca shqiptare duket se është e lodhur nga politika. Këtë e tregojnë emisionet, si: “Shqiptarët për shqiptarët” dhe “Me zemër të hapur”, të cilët arrijnë të marrin një pjesë të madhe të audiencës. Ajo që vihet re është gatishmëria për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Lajmi mbetet gjithashtu një tërheqje e fortë për shqiptarët. Te levizioni Neës24 prodhon gati gjithçka vetë dhe blen shumë pak. Dhe disa emisione që s’janë produkti ynë, janë rezultat i një bashkëpunimi me partnerë të tjerë mediatikë, si: VOA, DW. Kjo për vetë specifikën e tij si televizion lajmesh”, analizon ajo.

Në emër të televizionit, ajo shprehet e lumtur me ‘blerjen e re’, Sokol Ballën, emisioni i të cilit do të transmetohet 4 herë në javë në orën 21:00. Sipas saj, “Real Story”, nuk do të ketë në qendër vetëm tema politike ndërsa shton se ai do të konkurojë me emisionet e tjera që transmetohen në TV Klan apo Top Channel.

“E reja që do të ketë ekrani i News24, mund të themi pa frikë se ka qenë tema kryesore e diskutimeve të kësaj vere. Ardhja në ekranin tonë e emisionit “Real Story” e Sokol Ballës është “blerja” jonë e madhe për këtë sezon. Duke lënë mënjanë çfarë është thënë, mund të themi se ne kemi besimin se ky emision do të ngrejë televizionin tonë në një nivel tjetër.

Emisioni që s’do ketë në qendër vetëm temat politike, por dhe të tjera tematika. Do të jetë në transmetim, nga e hëna në të enjte, nga ora 21:00-23:00. Gjatë kësaj fashe orari, ne pretendojmë të vazhdojmë të konkurrojmë me mediat e tjera të mëdha dhe gjeneraliste, si: Klan TV, Top Channel… që vazhdojnë të mbeten konkurrentët tanë kryesorë, me besimin se mund t’u marrim një pjesë të mirë të audiencës. “Real Story” nisi transmetimin më datë 16 shtator”, pohon Anduena Manushi.

Të fundit