Flash News

KRYESORE

Nexhmije Hoxha ‘mollë sherri’, debat i nxehtë mes Dalina Buzit dhe Rezarta Shkurtës

Këngëtarja Rezarta Shkurta, nusja e nipit të Enver Hoxhës,  ka postuar një foto në Instagram me vajzën e saj dhe Nexhmije Hoxhen.

“Ne e kemi shume xhan nena Mian edhe pse ja marrim te gjitha stilolapsat kur ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh”,  shkruan Rezarta krahas fotos. Fotoja në profilin e Rezartës, në momentin kur dha një 'shkëndijë’ debati kishte arritur  2546 like.

Por, gazetarja dhe themeluesja e Revistes Anabel, Dalina Buzi ka ‘ndezur e para’ debatin, që mesa duket do jetë shumë i gjatë. Ajo ka marrë foton dhe e ka postuar në Instagramin zyrtar të medias saj duke shkruar  “2546 like per gjyshe Mian qe po shkruan per gjyshin e madh! Wow! Amnezia on fleek” (e perkethyer Amnezia ne qiell!”)

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Rezartës, ku ka shpjeguar se si Dalina nuk ka një martesë të lumtur dhe se nuk e di çfarë është dshuria por vetëm shkruan nga kompjuteri dhe u jep mend njerëzve.

Mesa duket ky është vetëm filimi, dy ish-mikeshat paskan pas shumë për të thënë për njëra-tjetren.

Të fundit