Flash News

KRYESORE

Nexhmije Pagarusha në regjim shtrati, kryeministri merr gruan dhe e vizitojnë në shtëpi

Pasi u shtua me urgjencë në spitalin e Prishtinës, Nexhmije Pagarusha është ridërguar nga mjekët sërish në shtëpinë e saj, pasi gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar dhe kërkon vetëm regjim shtrati.

Pasi mjekët konfirmuan se gjendja e saj është stabilizuar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita e vizituan në shtëpinë e saj.

“Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Bashkë me Anitën, e vizituam në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses. E paçim dhe gjatë me shëndet!”, shkruan Haradinaj.

Të fundit