Flash News

KRYESORE

Nexhmije Pagarusha shtrohet me urgjencë në spital, mjekët japin detaje për gjendjen e saj shëndetësore

Nexhmije Pagarusha shtrohet me urgjencë në spital, mjekët japin

Këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha, është dërguar me urgjencë natën e mbrëmshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipe të ambulancës janë parë pranë shtëpisë së saj në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, nga ku më pas këngëtarja është transportuar në spital.

Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ai ka sqaruar se po i nënshtrohet kontrolleve dhe ekzaminimeve në klinikën e radiologjisë.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetën. Janë duke vazhduar ekzaminimet në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Shpend Fazliu.

Ndërkohë, edhe  drejtori i Klinikes Emergjente, Dr. Lenjani konfirmoi se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka rrezik për jetën.

Këngëtarja Pagarusha njihet ndryshe edhe si “Bilbili i Kosovës”.

Së fundmi, ajo solli një duet me këngëtaren Violetë Kukaj-Retkoceri, këngën “Mbushni gotat”, me të cilën shënoi edhe rikthimin në muzikë pas një mungese të gjatë.

Të fundit