Flash News

KRYESORE

Neymar fluturon në Madrid, Tuchel: Nuk jam as babai, as policia

Neymar fluturon në Madrid, Tuchel: Nuk jam as babai, as policia

Neymar e ka humbur besimin e trajnerit Thomas Tuchel te PSG-ja. Sulmuesi brazilian në fundjavë udhëtoi drejt Madridit brenda ditës për të parë disa ndeshje tenisi. Trajneri gjerman është ngacmuar nga gazetarët për këtë dhe komentet e tij nuk kanë qenë aspak negative.

"Çfarë mund të bëj? Nuk jam babai i tij, as policia. Jam thjesht trajneri. Ai u stërvit mirë para fluturimit. Veprimi i tij nuk më pëlqen, por nuk duhet të acarohem më shumë se sa duhet", - është shprehur Tuchel, i cili së fundmi ka qenë në dyshim për stolin, sepse punët nuk po ecin mirë në Paris.

"Neymar është treguar profesionist në dy javët e fundit. Ai ka punuar më fort se lojtarët e tjerë. Është stërvitur me grupin dhe ka zhvilluar stërvitje individuale. Nëse gjërat shkojnë mirë, mund të luajë, por do ta shohim për ndeshjen e radhës", ka shtuar tekniku.

Të fundit