Flash News

KRYESORE

Neymar kapet me gazetarët: Si na kritikoni pas 3 golave?!

Neymar kapet me gazetarët: Si na kritikoni pas 3 golave?!

Neymar nuk i duron më gazetarët provokues. Dje ai shënoi dy gola dhe asistoi të tretin në ndeshjen kundër Monacos, mbyllur në barazim 3-3. Përgjithësisht ai luajti mirë dhe mori reagime pozitive nga tifozët, por pas ndeshjes gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.

Trajneri Tomas Tuchel aktivizoi katër sulmues, Di Marian, Neymar, Mbappe dhe Icardin. Fakti që skuadra pësoi 3 gola dhe nuk fitoi ka nxitur median të kritikojë parisienët për një mungesë ekuilibri në skuadër. Neymar, ama, mendon ndryshe.

"Nuk jam dakord. Ne përshtatemi shumë mirë dhe jemi lojtarë me cilësi. Shënuam tre gola, kurse ju thoni se nuk ishim mirë. Ne funksionuam dhe shënuam tre gola, kështu që…”, u shpreh braziliani me ironi.

Të fundit