Flash News

KRYESORE

Neymar kthehet në Paris, gjendja e tij shëndetësore pas dy muajsh

Futbollisti Brazilian, Neymar, ashtu siç u përfol edhe më parë, është kthyer ditën e sotme në Paris pas 2 muajsh mungesë si pasojë e dëmtimit të tij.

Sipas mediave të huaja, sulmuesi 25-vjeçar që kreu operacionin në këmbën e djathtë ka mbërritur sot me një avion privat dhe miqtë e tij në Paris.

Megjithatë, Neymar nuk do të bashkohet me dinamikën e trajnimit të ekipit, por do të ndjekë planin e vet të riaftësohet.

Raportet mjekësore deri më tani kanë  qenë të favorshme për brazilianin, dhe testi i ardhshëm do të bëhet më 17 maj, për të parë nëse Neymar do të marrë pjesë në Kupën e Botës në Rusi.

Të fundit